Modele biologjike

Formule e re matematike per zhvillimin e kancerit

Posted on Nëntor 27, 2007. Filed under: Modele biologjike, Modele te aplikuara |

Qelize_kancerozeQelize_kanceroze

Zhvillimi i tumoreve tani mund te parashikohet me ane te nje formule te sakte. Jane kerkuesit e universiteteteve te Harvard dhe John Hopkins qe kane arritur te llogaritin zhvillimin e tumoreve tek pacientet, duke treguar qe ai varet nga mutacionet ne shume gjene.

Deri tani zhvillimi i tumoreve parashikohej te kryhej sipas modelesh lineare ne shume pak gjene. Niko Beerenwinkel tregoi se si zhvillimi i tumorit cohet perpara ne shume gjene.Sipas ketij modeli zhvillimi i tumorit i detyrohet mutacioneve ne shume gjene, secili nga te cilet jep nje perparim selektiv te vogel. U gjet qe koha qe i duhet nje tumori per tu shnderruar ne tumor malinj varet nga perparimi selektiv per mutacion dhe nga numri i gjeneve kanceroze.

Ky model i ri ndihmon ne shpjegimin e ndryshimeve te medha qe shfaqen ne tumoret individuale, problem i cili ka qene per nje kohe te gjate nje “rebus” per kerkuesit ne mbare boten. Rritja e jashtezakonshme e te dhenave te disponueshme ka bere te mundur te arrihen rezultate ne kuptimin e biosistemeve komplekse, sic eshte dhe kanceri.Modele te reja matematike si ky japin arme te fuqishme per te luftuar kancerin dhe ne te njejten kohe ju japin pergjigje ceshtjeve biomjekesore.

Advertisements
Lexoni Postimin e Plotë | Make a Comment ( None so far )

Modelimi i perhapjes te nje semundjeje

Posted on Nëntor 14, 2007. Filed under: Modele biologjike, Modele te aplikuara | Etiketa: , , |

Perhapja e nje semundjeje

Nje perqasje e re qe simulon perhapjen e semundjeve infektive ne njerezit, si per shembull gripi i shpendeve,u prezantua nga gazeta “Royal Society Interface”.
Duke perdorur nje program te ri modelimi, profesori Yang dhe bashkepunetoret e tij nga universiteti i Southampton, parashikuan perhapjen e nje semundjeje ngjitese ne qytetin Eemnes, ne Holande. Studimi simulon kompleksitetin e aktiviteteve dhe levizjeve ditore te cdo individi ne qytet, per te vezhguar se si trasmetohet semundja.
Duke u perballur me shume semundje ngjitese si gripi i shpendeve, SARS apo AIDS, modelet qe parashikojne perhapjen dhe trasmetimin e tyre po fitojne nje rendesi te konsiderueshme. Ato lejojne njeriun te kuptoje se si perhapen dhe se si mund te kontrollohen keto semundje.
Pritet qe ne 2020 rreth 55% e popullates do jetoje ne qytet.
Profesori Yang thote:”Densiteti i madh i popullsise ne qytet rrit probabilitetin per te patur kontakte intime midis njerezve. Per kete arsye, simulimi i trasmetimit te semundjeve ngjitese te qytete ka nje rendesi te vecante.”
Modeli i njohur si ISTAM (Individual space-time activity-based model) rikrijoi popullsine e Eemnes, marredheniet midis individeve dhe hapesiren e qytetit per te simuluar levizjet e cdo individi si lojen e famshme “The sims”. Profesori Yang thote gjithashtu se modeli ka nje potencial te madh per te testuar masat e marra per parandalimin e semundjeve ngjitese dhe per te pare nese ato jane vertet efektive.”

Sipas: Royal Society

Lexoni Postimin e Plotë | Make a Comment ( 2 so far )

  • Mathematics

    Mathematics is one of the essential emanations of the human spirit, a thing to be valued in and for itself, like art or poetry.
  • Artikujt ne RSS

    Matematika

  • Subscribe in Rojo

    Add to My AOL

    Subscribe in NewsGator Online

    Subscribe in Bloglines

    Add to The Free Dictionary

  • Ne kohe reale

  • Statistika

    • 183 841 vizitore
  • Shperndarja e vizitoreve

Liked it here?
Why not try sites on the blogroll...