Teoria e re mbi perplasjet kozmike

Posted on Janar 11, 2008. Filed under: Modele fizike, Modele te aplikuara | Etiketa: , , , , |

Imazhi virtual i nje perplasjeje kozmike

Kur mesuesit e matematikes thoshin qe problemet duhet ti zgjidhnim pa perdorur makina llogaritese kishin te drejte. Dy teoriciene fizike ne Rensselaer Polytechnic Institute kane perdorur metoden qe ata quajne “pen-and-paper math” per te pershkruar fenomenet e perplasjeve kozmike, ngjarje te dhunshme qe lidhen me lindjen e yjeve dhe planeteve te rinj.

Rezultatet e arritura mund tu japin astronomeve nje mjet te fuqishem per te marre informacion mbi historine e sistemit tone diellor, formimin e yjeve dhe krijimin e substancave kimike qe lejojne lindjen e jetes se gjalle. Zgjidhja matematike e problemit e zhvilluar nga Wayne Roberge, drejtues i projektit e profesor fizike, dhe nga ass.prof.Glenn Ciolek, tregon forcen dhe levizjen e vales perplasese ne plazme, therrmijat e ngarkuara dhe asnjeanese qe shkrijne “ajrin” e hapesires. Ndryshe nga shume studime te te njejtit lloj , dy kerkuesit fokusuan vemendjen e tyre pikerisht mbi valen perplasese ne plazme, qe leviz shume me ndryshe nga ajri i pangarkuar elektrikisht ne Toke.

“Zgjidhja matematike e problemit do te ndihmoje astronomet te kerkojne ne drejtimin e duhur, kur shikojne nje perplasje kozmike” thote profesori. ” Ajo i lejon ata te dine se cfare duhet te zbulojne. Shpresojme qe imazhet aktuale te hapesires dhe ato qe do te behen ne muajt ne vazhdim do te vertetojne llogaritjet tona.” u shpreh ai.

Ndersa keto vale goditese udhetojne neper hapesire, ato ngrohin dhe kondesojne plazmen nderyjore, duke formuar keshtu substanca te reja kimike nepermjet nxehtesise dhe shtypjes. Levizja e ketyre valeve ben te mundur edhe shperndarjen e ketyre substancave neper galaksi. Ne Toke valet goditese shpesh lidhen me shperthime te ndryshme. Ne hapesire ato normalisht lidhen me lindjen ose vdekjen e nje ylli.

“Tani qe mund te kuptojme sesa shpejt dhe larg keto vale shkojne ne hapesire, mund te fillojme te kuptojme se si substancat kimike, perfshire dhe ato te nevojshme per jeten, formohen ne keto perplasje dhe se si ato shperndahen neper univers duke formuar keshtu yje te rinj, planete dhe JETE.” thote Roberge.

Ky kerkim u publikua se fundmi ne revisten mujore te Royal Astronomical Society. Kerkimi u financua nga “Qendra per studimin e origjines se jetes” ne New York dhe nga nje financim i NASA.

Pershtatur nga nje material i Rensselaer Polytechnic Institute.

Make a Comment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

2 Përgjigje to “Teoria e re mbi perplasjet kozmike”

RSS Feed for Matematika Comments RSS Feed

Jashtë teme: lexova këtë lajmërimin dhe mendova se ndonjërit që ka mbaruar studimet mund ti interesojë:
http://www.albstudent.eu/glocal/index.php?option=com_content&task=view&id=393&Itemid=47

mua me pelqen kjo ide eshte e qelluar


Where's The Comment Form?

  • Mathematics

    Mathematics is one of the essential emanations of the human spirit, a thing to be valued in and for itself, like art or poetry.
  • Artikujt ne RSS

    Matematika

  • Subscribe in Rojo

    Add to My AOL

    Subscribe in NewsGator Online

    Subscribe in Bloglines

    Add to The Free Dictionary

  • Ne kohe reale

  • Statistika

    • 161,519 vizitore
  • Shperndarja e vizitoreve

Liked it here?
Why not try sites on the blogroll...

Këtë e pëlqejnë %d blogues: