Informatike

Sudoku na shpeton nga emailet e dyshimte

Posted on Nëntor 28, 2007. Filed under: Informatike | Etiketa: , , , |

sudoku

“Lojra matematike si sudoku, mund te jene arma e radhes per te luftuar emailet e padeshiruara.” sugjeron nje kerkues australian ne fushen informatike.

Paul Gardner-Stephen nga Flinders University ne Adelaide po kerkon rruge te reja per te zhvilluar me tej filtrat anti-spam, te cilet mundohen te parandalojne emailet e padeshiruara.”Problemi eshte se keto filtra nuk jane teresisht te sigurte, keshtu qe ju akoma merrni nga keto emaile ne kutine tuaj postare virtuale.”-thote ai.

Idea e tij eshte qe te zevendesoje filtrat aktuale me nje sistem automatik qe ju kerkon serverave te zgjidhin nje loje matematike ne qofte se ata duan qe emaili te arrije deri tek ju. Gardner-Stephen duhet te pershkruaje kete sistem ne nje mbledhje te IEEE (Institute of Electrical and Electronics Engineers) ne Adelaide kete jave. Ai do te publikoje artikullin e tij ne faqen e arXiv.

Se pari , serveri qe merr emailin tuaj do te perdore nje filter normal per te vezhguar nese ai i ngjan i dyshimte apo jo. Nese emaili ngjan si i dyshimte, serveri do ti pergjigjet ne menyre automatike serverit qe dergoi emailin, ,me nje loje matematike qe ky i fundit duhet te zgjidhe para se emaili te mund te arrije tek ju.                                                                                                                                                                                                          “Nese dikush po kerkon te dergoje emaile spam, atij do ti duhet te zgjidhe shume lojra te tilla, keshtu qe do te mund te dergoje vetem pak emaile ne dite” thote kerkuesi.

Deri tani sistemi ekziston ne formen teorike te tij, por profesor Gardner-Stephen po planifikon ta kolaudoje ne nje server te vetem vitin qe vjen. Ne qofte se gjithcka shkon sipas planeve, do te duhen nga 5 deri ne 10 vjet qe nje sistem i tille te perdoret ne te gjithe serverat ne te gjithe rrejtin.

Lexoni Postimin e Plotë | Make a Comment ( 1 so far )

  • Mathematics

    Mathematics is one of the essential emanations of the human spirit, a thing to be valued in and for itself, like art or poetry.
  • Artikujt ne RSS

    Matematika

  • Subscribe in Rojo

    Add to My AOL

    Subscribe in NewsGator Online

    Subscribe in Bloglines

    Add to The Free Dictionary

  • Ne kohe reale

  • Statistika

    • 125,012 vizitore
  • Shperndarja e vizitoreve

Liked it here?
Why not try sites on the blogroll...

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.