Pershendetje dhe urime per blogun me te ri shkencor
BIOLOGJISHQIP eshte blogu me i ri shkencor ne blogosferen shqiptare. Te shpresojme qe ai te permbaje sa me shume informacione mbi kete shkence te bukur dhe te dobishme. Po shkruaj dhe njehere ftesen dhe prezantimin nga stafi i kesaj faqeje.
“Blogosfera shqipëtare tashmë është një realitet që zhvillohet dhe gjithnjë e më tepër dhe po kalon fazën fillestare të orjentimit në këtë mundësi të pafund që interneti ka ofruar.
Pasi kemi kaluar fazën e chateve dhe forumeve për të krijuar njohje të reja, tashmë, siç shihet përditë dhe më tepër, kërkimet e internautëve shqiptarë po drejtohen gjithnjë e më tepër dhe në drejtim të të rejave në shkencë dhe teknologji
Prandaj përfitoj nga rasti që të ftoj të gjithë ata që ndihen në gjëndje në këtë fushë,që të kontribuojnë me shkrime e komentime si dhe ata që kanë nevojë për ndonjë spjegim, të drejtojnë pyetjet e tyre, ku shpresojmë që grupi ynë të mund t’ju kënaqë sa më shpejt me përgjigje.”
Shpresoj qe nje dite te gjithe keto faqe shkencore te bashkohen nen te njejtin blog, duke ruajtur artikujt dhe autoret, per te krijuar dicka me te madhe, nje faqe qe do te kthehet ne referim serioz per kedo qe kerkon te rejat e shkences ne shqip.







